(ish-Emertim Lips) është një mbushës (filler) i butë me bazë acid hialuronik, i projektuar posaçërisht për zmadhimin dhe përmirësimin e buzëve. Ky filler është ideal për të rritur vëllimin e buzëve dhe për të theksuar konturet e tyre, duke krijuar buzë të buta dhe me pamje natyrale.
Injeksioni është biokompatibil, biodegradues dhe hipoalergjik.
Restylane Kysse Lidocaine përdoret për të formësuar dhe përmirësuar teksturën dhe vëllimin e buzëve, si dhe për të shtuar hidratimin e tyre. Rezultatet janë të menjëhershme pas trajtimit të parë, duke i lënë buzët më të plota dhe të formësuara në mënyrë perfekte.
Në përgjithësi, rezultatet zgjasin nga 6 deri në 9 muaj, në varësi të stilit të jetesës dhe moshës së individit.
Të dhëna të tjera:
Brendi: Restylane
Prodhuesi: Galderma
Origjina: Suedi
Importi: Produkt i importuar nga Bashkimi Evropian (BE)
CE-mark: Ky produkt ka vulën CE