Kushtet e Përgjithshme
Të dhënat që regjistrohen në këtë platformë do të përdoren dhe ruhen nga kompania Alp estetik SH.P.K., duke respektuar dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale. Ky ligj siguron mbrojtjen e privatësisë dhe përcakton masat ligjore për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave. Gjithashtu, ai vendos përgjegjësitë dhe të drejtat për institucionet që mbikëqyrin përpunimin e të dhënave dhe aksesin në dokumente publike.
Ne ju informojmë se të dhënat tuaja mund të përdoren për të analizuar preferencat dhe sjelljen e konsumatorëve, si dhe për t’ju informuar mbi oferta dhe promovime përmes SMS-it apo email-it. Në raste të caktuara, të dhënat mund të ndahen me palë të treta, si kompani transporti apo ofrues shërbimesh logjistike të kontraktuara nga Alp estetik SH.P.K..
Për informacione të mëtejshme mbi mënyrën e mbledhjes, ruajtjes dhe përdorimit të të dhënave, ju mund të na kontaktoni:
Email: Info@fillers-ks.com
Telefon: +383 43 876 534
Kthimet, Anulimet dhe Ndryshimi i Porosisë
- Produktet mund të kthehen vetëm në rastet kur konsumatori ofron prova të qarta për dëmtime ose defekte prodhimi.
- Të gjitha produktet që kthehen duhet të jenë në paketim origjinal, të pahapura dhe të papërdorura.
- Porosia mund të anulohet përpara se të kalojë në statusin “Në proces”.
- Ndryshimet e porosisë janë të mundshme vetëm gjatë periudhës kur statusi është ende “Në proces”.
Për çdo pyetje apo kërkesë shtesë, ju mund të na kontaktoni duke përdorur detajet e mësipërme.