Juvéderm Ultra Smile Lidocaine është një mbushës dermal i krijuar enkas për me rritë volumin e buzëve, me ridizenju formën e buzëve dhe me përmirësu vijat vertikale të buzëve, duke kriju buzë ma të buta, ma të plota dhe me pamje natyrale. Përveç kësaj, ky mbushës përdoret edhe për me zbutë vijat e holla mes hundës dhe gojës, si dhe në cepat e gojës.
Juvéderm Ultra Smile Lidocaine asht ideal për me theksu harkun e kupidit dhe me korrigju asimetrinë e buzëve, duke siguru që buzët të jenë në proporcion. Ai përmban lidokainë, një anestezi lokale, për me garantu rehati maksimale për pacientin. Falë formulës unike, Juvéderm Ultra Smile Lidocaine ofron rezultate të qëndrueshme dhe natyrale që zgjasin deri në 12 muj.